Edhe sot shtëpia e Pleqve “Orenda” në Pejë ruhet nga policia

Edhe sot shtëpia e Pleqve “Orenda” në Pejë ruhet nga policia

Shtëpia e Pleqve “Orenda” në Pejë, ku kishte ndodhur rrahja e të moshuarës nga infermieret e këtij institucioni, po vazhdon të ruhet edhe sot nga policia.

Gazetarja e Klan Kosovës, që e ka përcjellë nga afër rastin e dhunës në këtë Shtëpi të Pleqve raporton se dyert e këtij objekti janë të mbyllura dhe nuk ka asnjë lëvizje.

Kujtojmë se dje i gjithë opinioni publik u trondit rëndë pas publikimit të videos ku një nga infermieret e Shtëpisë së Pleqve “Orenda”, që është institucion privat, shihet duke e rrahur të moshuarën e cila, sipas familjarëve, vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe dy të tjera që thjesht qeshin me këtë veprim.

Tri infermieret janë arrestuar nga policia, ndërsa të njëjtat edhe janë suspenduar nga puna.

Familjarët e të moshuarës, të shqetësuar nga ngjarja e rëndë, e kanë tërhequr atë nga Shtëpia e Pleqve menjëherë, duke paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

Për këtë rast të rëndë pati reagime të ashpra gjatë ditës së djeshme nga zyrtarët e institucioneve, akterët politikë, shoqëria civile – duke  përfshirë edhe kryeministrin dhe presidenten.

Related Articles