Anëtarët e Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes kanë vizituar Kosovën.
Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Gjermanisë në Kosovës në Facebook, ku është shtuar se gjatë kësaj vizite deputetët e Bundestagut janë takuar me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.
Pos kësaj, ata kanë bërë një vizitë edhe në KFOR.
Njoftimi i plotë:
Anëtarët e Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes vizitojnë Kosovën
Deputetët e Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars Lindemann dhe Marcus Faber vizituan Kosovën këtë javë.
Gjatë vizitës ata takuan ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe biseduan për situatën e sigurisë në vend.
Ata gjithashtu bënë një vizitë në KFOR-in ku mësuan për kontributin e rëndësishëm të misionit për paqen dhe sigurinë në Kosovë.