Futbolli i Kosovës po vazhdon të ngjitet në ranglistën e UEFA-s për ligat më të mira në Evropë.
Liga kryesore e vendit tonë duhet t’i falënderohet Ballkanit për këtë ngjitje të vazhdueshme, pasi ecuria e tyre në Ligën e Konferencës ka sjell rezultate pozitive në të gjitha aspektet.
“UEFA Calculator” ka sjell renditjet e fundit të të gjitha ligave, derisa Superliga e Kosovës renditet si e 33-ta në Evropë.
Fillimisht, futbolli ynë ishte në vendin e 36-të, më pas në të 34-in, duke u ngjitur më pas për një pozitë më lartë.
Ballkani ia doli të shkonte deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe sipas UEFA-s është klubi më i mirë në vendin tonë.
Një ecuri e keqe ishte për Llapin, derisa shtëpia e futbollit evropian e ka vlerësua si më të dobëtin në aspektin e garave evropiane.
Përveç Ballkanit, Drita ia doli po ashtu që të kalonte një raund në garën më të re të UEFA-s, por ishte e pa fat – pasi u përball me një kundërshtar të fortë si Antwerp.