Politologu Agon Maliqi ka ripërsëritur qëndrimin e tij për synimet që presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka për procesin e dialogut me Kosovën.
Duke e ri-shpërndarë një status të tij në “Facebook”, të cilin e kishte shkruar muajin e kaluar, ai ka bërë me dije synimi i Serbisë është dështimi i planit franko-gjerman.
Sipas tij, Vuçiqi synon që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës.
“Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, ka shkruar Maliqi.