Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i shantazueshëm, rrjedhimisht “mund të ju thotë jo kërkesave që parashtrohen në fillim nga Serbia”.
Ai thotë se pushteti i kaluar ka nënshkruar çdo gjë që i është servuar.
“Për shkak të shkeljeve të rregullave huminatare dhe korrupsionit pushteti që tash është në opozitë ka nënshkruar gjithçka që i është servuar”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.
Ka thënë po ashtu se “Kurti nuk ka probleme me shkrim-lexim”, duke aluduar se drejtuesit e mëhershëm kanë pasur të tilla probleme.