Sot janë vaksinuar 2,519 qytetarë në Kosovë

Ekipet e vaksinimit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë e vaksinimit në 16 komuna të Kosovës sot kanë vaksinuar 2,519 qytetarë kundër COVID-19. Me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41.867, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas MSH, vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të çdo grup-moshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.

Për më tepër, MSH njofton se në ditët në vijim doza të tjera të vaksinës do të arrijnë në Kosovë, ndërsa procesi i vaksinimit do të intensifikohet për të siguruar numër sa më të madh të vaksinuarve bazuar në Planin Shtetëror për vaksinim kundër COVID-19, raportonTelegrafi.

Related Articles