Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë për të raportuar në lidhje me takimin e së martën me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë kësaj mbledhjeje ka ripërsëritur nevojën për koordinim të ngushtë me aleatët tanë.
Në lidhje me këtë mbledhje të kryesisë, LDK njoftoi se si parti mbështesin ushtrimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit si dhe koordinimin e plotë me aleatët ShBA-të dhe BE-në.
“LDK beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale; Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit e që mund të ketë pasoja të pariparueshme; ndërsa institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK për takimin.
Pas takimit që pati mëngjesin e së martës me kryeministrin Kurti, kreu i LDK, tha se nuk kanë parë ndonjë plan konkret të qeverisë për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në veri të vendit. Sipas tij, nga Kurti nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.
Abdixhiku deklaroi se qeveria do të ketë mbështetjen e kësaj partie për aq kohë sa bënë një koordinim të plotë me partnerët kryesor ndërkombëtar dhe derisa ka plan konkret për çështjen e sigurisë në vend.
Postimi i plotë: