Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të komunitetit serb që të mos lëshojnë pozitat e tyre në institucionet vendore.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se ata që janë duke urdhëruar braktisjen e institucioneve janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit në Kosovë.
“Sundimin e ligjit e kemi përgjegjësi programore, por edhe obligim institucional ne duam sundim të ligjit sepse duhet, nuk është zgjedhje është detyrim”.
“Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë, me këtë kërcënim më së shumti po ballafaqohen bashkëqytetarët tanë në katër komunat veriore të vendit”.
“Presioni dhe sulmet ndaj tyre ndaj banda dhe individëve kriminalë janë vetë dëshmia se çka prodhon mungesa e respektimit të ligjit”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.