Kush është Ardon Jashari, futbollisti që u ftua nga Zvicra në Kupën e Botës 2022

Kush është Ardon Jashari, futbollisti që u ftua nga Zvicra në Kupën e Botës 2022

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2022.

Zvicra është në grup me Brazilin, Ekuadorin dhe Serbinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka ftuar tre lojtarë shqiptarë: Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Por kush është Ardon Jashari?

Ardon Jashar luan si mesfushor. Ai u ftua për herë të parë te Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve edicionin e fundit. Ai debutoi si 20 vjeçar në ndeshjen ndaj Çekisë, kurse në të kaluarën ai ishte pjesë edhe e kombëtares U21.

Jashari luan tek skuadra e Luzernit në Zvicër. Këtë sezon ka luajtur 1170 minuta në Superligën e Zvicrës, ku ka bërë 4 asistime. Në Kupën e Zvicrës, ai ka luajtur 164 minuta.

Related Articles