Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në Kosovë janë 5061 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 2.225 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste.
Të dielën, Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër, njoftoi se deri tash, në Kosovë janë vaksinuar 41.867 qytetarë me vaksinën antiCOVID, derisa vaksinimi ende po vazhdon.