Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka larguar puna 11.000 njerëz, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme.
Lajmi mori shumë shpejt dhenë. Së fundmi është publikuar një video ku shihet Mark Zuckerberg duke u dhënë lajmin punonjësve.
“Unë jam themeluesi dhe CEO, unë jam përgjegjës për shëndetin e kompanisë sonë, për drejtimin tonë dhe për të vendosur se si ne ekzekutojmë,” tha ai.
Më pas, Zuckerberg u tha të pushuarve se ai mori “përgjegjësinë e plotë” për vendimin.
“Ishte një nga thirrjet më të vështira që më është dashur të bëj në 18 vitet e drejtimit të kompanisë,” tha CEO, duke shtuar, “Natyrisht, kjo ka një ndikim të madh në jetën tuaj. Por edhe për misionin tonë”.
Zvogëlimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë Twitter, e cila tash është në pronësi të miliarderit, Elon Musk.