Çitaku për Asociacionin: Po u bë siç thotë Kushtetuesja, s’kemi pse të frikësohemi

Çitaku për Asociacionin: Po u bë siç thotë Kushtetuesja, s’kemi pse të frikësohemi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në një kohë kur nga ndërkombëtarët po kërkohet me insistim themelimi i tij.

Çitaku ka thënë se nëse Asociacioni zbatohet duke përfillur rekomandimet e vendimit të Kushtetueses, atëherë s’ka arsye për t’u frikësuar nga ky mekanizëm që kërkohet për komunitetin serb.

Çitaku ka thënë se ndërkombëtarët nuk do të përsërisin opsionet që iu kanë sjell shumë kokëçarje, siç është rasti i Bosnjës.

“Asociacioni në vete nuk është shumë keq. Ajo çfarë do të jetë Asociacioni do ta bëjë dallimin. Nëse krijimi i Asociacionit bazohet në rekomandimet e Kushtetueses, ne nuk kemi asnjë lloj arsye të ndihemi të frikësuar apo cenuar. Askush në BE dhe SHBA nuk do të ripërsëris opsionet që iu kanë sjell shumë kokëçarje në rajon, siç është Bosnja. Në marrëveshjen për themelimin e Asociacionit shkruhet se ‘ky tekst do të rishikohet nga Gjykata Kushtetuese’. Këtë marrëveshja e ka nënshkruar edhe Serbia. Ne duhet të insistojmë që të respektohet marrëveshja. SHBA-ja po kërkon që ne të bëhemi të përgjegjshëm. Vendimi i Kushtetueses duhet të jetë udhërrëfyes për statutin e Asociacionit”, ka thënë Çitaku në KTV.

Related Articles