Ish nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për parkingun nëntokësor.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai ishte nisur për parking nëntokësor, e ka dalë Shoping mbitokësor.
Ai ka shtuar se mbi tokë ishte paraprë të ishte vetëm një pllato ku do të vendosej shtatorja e prof. Anton Çettës!
Postimi i tij i plotë:
Parkingu për mashallah
E patëm nis për parking nëntokësor, na paskët dalë Shoping mbitokësor!
E vetmja gjë që ishte paraparë mbi tokë, ishte një pllato ku do vendosej shtatorja e prof. Anton Çettës!