Ditëlindja e trupave të marinës amerikane, Sveçla shfaqet afër Hovenierit

Ditëlindja e trupave të marinës amerikane, Sveçla shfaqet afër Hovenierit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me gruan e tij, Meritën, morën pjesë në festën e ditëlindjes së trupave të marinës amerikane.

Sveçla postoi fotografi së bashku me Meritën dhe ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.

Ministri Sveçla tha së është mirënjohës pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe.

“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane. Mirënjohje pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe. Semper fidelis!”.

Postimi i plotë:

Related Articles