Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga të dobëta shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 13 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.