Politologu Shkodran Ramadani ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen e targave, duke e akuzuar atë për ndryshim të qëndrimeve.
Ramadani duke ironizuar e ka quajtur luan kryeministrin Kurti teksa ka thënë se suksesin e vetëm në këtë proces e ka qortimin e disa serbëve.
Ramadani ka thënë se marrëveshja e targave është marrëveshje e nënshkruar nga Hashim Thaçi më 2011, për të cilin tani Kurti po zbaton qortime.
Tutje, Ramadani ka rikujtuar se këtë marrëveshje Lëvizja Vetëvendosje ishte betuar që kurrë nuk do ta implementonte.
Ramadani ka rikujtuar madje edhe aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Edita Tahirit, ish kryenegociatores së dialogut Kosovë-Serbi.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ky luani yne deri tash suksesin ma te madh ne dialog e ka “qortimin” e disa serbeve. Po i qorton serbet pse nuk po e respektojne marreveshjen e Hashim Thaçit me 2011.
Ama ai po harron qe neve na kujtohet mire se ai me kopene e tij ishin perbetuar qe nuk do ta implementonte kurre kete marreveshje.
Madje, ende pa u thare mire ngjyra e nenshkrimit mbi dokument, Vetevendosje ishte zotuar se nuk do ta lejonte kurre implementimin e saj as nga dikush tjeter.
Militantet kishin mbushur shportat me domate e veze per ta pritur Edita Tahirin ne aeroport, per ta goditur dhe per t’i lene njollen e perhershme te tradhtise.
A sot nderkohe po na thone se sovraniteti ruhet me se miri permes nje çerek-implementimi te marreveshjes se Thaçit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.