Dogana e Kosovës konfiskon mallra me vlerë rreth 18 mijë euro

Dogana e Kosovës konfiskon mallra me vlerë rreth 18 mijë euro

Në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar malra të kontrabanduar si në vijim:

• Ekrana për telefona të mençur

– Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë

– Samsung J6, A, M, S = 844

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 Euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë.

Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne

linjat e sigurta të komunikimit.

Related Articles