Sot po zhvillohet turneu ndërkombëtar për personat e verbër në futboll në Athinë të Greqisë, ku pjesëmarrës është edhe ekipi i të verbërve të Kosovës.
Kosova është pjesëmarrëse e këtij turneu për herë të parë, pasi që së fundmi është krijuar ekipi kombëtar i të verbërve.
Fillimisht, ekipi jonë e nisi me humbje këtë turne, ku pësuan humbje ndaj nikoqirëve, respektivisht ndaj grekëve me rezultat 3:0.
Edhe në ndeshjen e dytë Kosova pësoi humbje, pasi që u mposht nga hungarezët me rezultat minimal 1:0.
Gjatë këtij turneu ekipin kombëtar të verbërve e vizitoi edhe udhëheqësi i zyrës së Kosovën në Greqi, Fitim Kalludra, i cili përgëzoi FFK-në për krijimin e ekipit kombëtar të verbërve, ndërsa stafin e ekipit i inkurajojë të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen dhe të argëtohen me lojën e futbollit dhe krijimin e miqësive të reja.