Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas çlirimit të Khersonit, përmes një videomesazhi ka paralajmëruar edhe kthimin e territoreve të tjera të pushtuara.
Ai tha se “nuk e di a ka mbetur dikush pa e parë videon e Khersonit tonë që takohet mbrojtësit ukrainas.
“Do të shohim shumë takime të tilla. Në ato qytete dhe fshatra që janë ende nën pushtim, s’do ta harrojmë askënd”, është shprehur Zelensky.
Tutje, ai paralajmëroi edhe kthimin e Krimesë, që tash e disa vjet është e pushtuar nga Rusia.
“Njëjtë do të jetë edhe në Genicheskt dhe Melitopol. Ne do të vijmë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona të Donbassit. Ne do të sigurohemi se si në Krime forcat ukrainase do të takohen me flamujt e Ukrianës, që do të jenë qindra në ditën e çlirimit”, është shprehur ai.
Kreu ukrainas ka falënderuar të gjithë botën për ndihmën e Ukrainës dhe të gjithë ata që dhanë jetën për Ukrainën.