Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur në Egjipt pasi një minibus u përplas në një kanal të shtunën, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kajro, thanë autoritetet.
Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit konfirmoi se 18 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan në dy spitale të ndryshme në provincë.
Sipas raportimeve të para, numri i të vdekurve sillet rreth 20 deri në 24. Të paktën tre fëmijë raportohet se ishin në mesin e të vdekurve.
Ekipet e shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë 13 persona nga mbytja në kanal.