Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 814 gjoba pCr personat që nuk respektuan masat anti COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie javën e fundit, por rënie nuk kanë shënuar edhe gjobat që po shqiptohen ndaj personave që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.
Ndërkohë, të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 2 vdekje dhe 71 raste të reja me COVID-19.