Enver Hoxhaj, Albin Kurtit: “Qakorri, Qakorri”, “ku mbet Qakorri tash?”

Enver Hoxhaj, Albin Kurtit: “Qakorri, Qakorri”, “ku mbet Qakorri tash?”

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj drejtoi kritika të shumta kundrejt kreut të Qeverisë, Albin Kurtit, sa i përket planprogramit qeverisës, raporton Gazeta “Enigma”

Ai madje i rikujtoi premtimin për heqjen e vizave që parashihet në planin qeverisës, përkundër protestave që i patën bërë në Kuvend, LVV-ja, në kohën kur ishin në opozitë.

“Z. Kryeministër kritika e jonë nuk vjen as prej të kaluarës as të ardhmes, por prej tekstit, prej programit që na ke ofru në tavolinë, dhe nuk e them këtë sepse jemi në opozitë por çdo paragraf ka përsëritje dhe është tekst aq i dobët, saqë përnjëmend e ka kaluar pritjen time që një tekst i tillë do vjen nga Albin Kurti”, tha Hoxhaj.

Po ashtu ai iu drejtua Kurtit, me pyetjen se “ku është Qakorri tash?”. “Tek liberalizimi do duhej të thonit na ka ikur, s’po na intereson kjo temë. Është mirë ta sqaroni këtë, sidomos për faktin se në këtë sallë keni hedh gazë, e keni ushtruar dhunë me at formulimin e famshëm “Qakorri, Qakorri”, ku mbet “Qakorri tash?”, pyeti ai. /Gazeta Enigma.

Related Articles