Aktorja Erza Ramuka depërton në Turqi, shfaqet afër aktorit të njohur

Aktorja Erza Ramuka depërton në Turqi, shfaqet afër aktorit të njohur

Aktorja e njohur kosovare, Erza Ramuka, e cila kënaq vazhdimisht publikun me pamjen e saj natyrale, por edhe me karizmin që e karakterizon, tash e tutje do të shfaqet në ekranet turke në një nga rolet kryesore.

Krah saj do të jetë edhe aktori i famshëm nga Turqia, Erkan Petekkaya, i cili tashmë është fytyrë e njohur për publikun kosovar.

Pas sukseseve në Kosovë e veçanërisht me rolin e Tringës në serialin komik “O sa mire”, Ramuka tash e një kohë jeton dhe vepron në Stamboll. Njëkohësisht, bashkë me studime, ajo po ndërton një karrierë me suksese shumta.

21-vjeçarja nga Hani e Elezit e cila është në vitin e dytë të studimeve atje, ndër të tjera ishte ishte producente e filmit ‘Ifiresh’ dhe autore e filmit dokumentar “Gjaku i nxënsit Isa Berisha”.

Ndonëse e re në moshë, Ramuka mban në vete një bagazh të madh sa i përket krijimeve artistike dhe kulturore.

Megjithatë, ishte Ramuka ajo që bëri të ditur lajmin e shumëpritur se po ngjitet edhe në skenën artistike në Turqi.

Pa dhënë shumë detaje, ajo shpërndau me publikun dy fotografi me anë të ‘Insta Story’, ku shihet bashkë me aktorin turk Erkan Petekkaya.

Ky i fundit u bë i njohur në Kosovë me rolin e “Xhihanit” në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Sidoqoftë, mjaftuan dy fotografi të publikuara nga vetë Ramuka për të treguar entuziazmin e publikut dhe rrjedhimisht dëshirën për përfundimin e xhirimeve nga ajo kinematografi.

Në anën tjetër, ende nuk janë shpalosur detajet se kur pritet të fillojë ky prodhim kinematografik.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun, jo vetëm atë turk, por edhe kosovar.

Related Articles