Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për të marr vaksinën antiCOVID-19 qytetarët duhet të regjistrohen në eKosova, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, MSH-ja i ka bërë të ditur procedurat për regjistrim të qytetarëve për t’u vaksinuar.
Ndryshe, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Kosovë janë 5061 raste aktive me COVID-19, derisa Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër, njoftoi se deri tash, në Kosovë janë vaksinuar 41.867 qytetarë me vaksinën antiCOVID, derisa vaksinimi ende po vazhdon
/Gazeta Enigma/.