Abdixhiku- Kurtit: Kur do të bleni vaksina për qytetarët kosovar?

Abdixhiku- Kurtit: Kur do të bleni vaksina për qytetarët kosovar?

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi sqarime nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti sa i përket premtimit për heqjen e vizave, si dhe sigurimin e vaksinave, raporton Gazeta “Enigma”.

Abduxhiku e pyeti Kurtin se si do të arrihet heqja e vizave, duke e ditur zhvillimin e këtij procesi deri më tani. “Janë disa paqartësi në konstatimet e tua. Kur flet për çështjen e liberalizimit në njërën anë flet për kriteret e përmbushura, në anën tjetër flet për imazhin e keq të Kosovës në Evropë. Në çështjen e pyetjeve të ngritura”, tha i pari i LDK-së.  

Po ashtu ai pyeti kryeministrin, Kurti se kur do të blehen vaksinat për qytetarët kosovar. “Kur do të vijnë vaksinat kryeministër, kur do ti bleni ato? Jo donacione, kur do t’i bleni? Këto janë probleme reale”. /Gazeta Enigma

Related Articles