Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka uruar anëtarët dhe simpatizantët e partisë për fitoren në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi.
Kamberi përmes një postimi në Facebook ka thënë se partia PVD që ai drejton është fituese e këtyre zgjedhjeve.
“Partia për Veprim Demokratik – fituese e zgjedhjeve për KKSH. Uroj anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e PVD për fitoren. Bashkërisht i sollëm fitoren Listës sonë zgjedhore dhe dëshmuam se jemi partia më e madhe në Luginën e Preshevë”, ka shkruar Kamberi.