Albërie Hadërgjonaj: Beatrix është e pastër si kristali, meriton një burrë dhe jo një legen

Albërie Hadërgjonaj: Beatrix është e pastër si kristali, meriton një burrë dhe jo një legen

Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në episodin e radhës së “Zemër Luana”.

Përtje lojërave që u zhvilluan aty, ajo iu përgjigj edhe disa pyetjeve rreth jetës personale, duke mos anashkaluar edhe Beatrixën, mbesën e saj.

E pyetur se si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix, Albëria u shpreh se ajo është një vajzë e pastër dhe si e tillë e meriton një burrë që ka vlera njerëzore dhe e vlerëson.

“Një djalë me vlera njerëzore sepse Trixa nuk mund të them që është naive budallaqe, por është e pastër si kristali, ajo e do një njeri që ka vlera njerëzore dhe e vlerëson një vajzë të edukuar dhe pa sherre dhe ato dreqnitë që i kanë shumica e femrave. Një burrë, jo legen”, u shpreh Hadërgjonaj.

Ndryshe, rikujtojmë se Trixa qysh nga hyrja e saj në “BBV” arriti të rrëmbejë vëmendjen pas lidhjes që krijoi aty brenda me Donald Veshajn, dhe kjo deklaratë e Albëries duket si një “thumb” drejt aktorit.

Related Articles