“Kryeministri po bën propagandë me rritje ekonomike”

“Kryeministri po bën propagandë me rritje ekonomike”

Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar  në lidhje me krizen ekonomike në vend, njofton Front Online.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se Kurtit po i kujtohet të bëj propagandë në kohën kur qytetarët janë duke u ballafaquar  me kriza të shumfishta.

“Derisa qytetarët janë duke u ballafaquar çdo ditë me kriza të shumëfishta, si rezultat i inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, kryeministrit i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, ‘rritje’ e cila është 5 herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20% në produkte bazike, sipas Bankës Botërore. Rritjen reale prej 3.7%, mundohen të na e shesin për 4.9%”, ka shkruar Halimi.

“Kryeministri, duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë. Kjo arrihet me një program vizionar, i cili ngërthen në vete projekte madhore dhe politika të mirëstudiuara fiskale. Vizioni që s’e kanë dhe projektet që s’i pamë, janë arsyeja për pikën ku ramë”.

Related Articles