Garda e FSK-së nderoi ushtarët serbë, Thaçi: E pafalshme

Garda e FSK-së nderoi ushtarët serbë, Thaçi: E pafalshme

Ndaj nderimit që u është bërë ushtarëve serbë me gardë të FSK-së nga ministri Xhelal Sveçla, në një ceremoni të organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, në përkujtim të Luftës së Parë Botërore, ka reaguar edhe opinionisti Jusuf Thaçi.

Thaçi ka shkruar se çdo pjesëtar i forcave serbe përgjatë shekullit të kaluar ka kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk ka uniformë serbe (ushtri, xhandarmëri, polici, milici, paramilitarë, etj.) gjatë shekullit 20 që të kenë kaluar a qëndruar në Kosovë e të mos kenë bërë krime ndaj shqiptarëve të Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.

Prandaj, ai e quan të pafalshëm nderimin që iu bë ushtarëve serbë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe angazhimi i gardës ceremoniale për këtë rast.

“Prandaj, çdo nderim që u bëhet të tillëve nga institucionet e Kosovës është e pafalshme, sepse përbën fyerje për viktimat dhe amnisti për krimet e kriminelët”, shkroi Thaçi.

Gazeta Express dje raportoi se Garda Ceremoniale e FSK-së ka marrë pjesë me 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës. Por, si “pa të keq”, ushtarët e FSK’së janë vënë gaditu edhe në pllakën përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë nga viti 1912-1918. Lufta e Parë Botërore ka filluar në vitin 1914, kurse pllaka në gjuhën serbe përkujton ushtraët e vrarë dy vjet përpara gjatë pushtimit të Kosovës ku u vranë mijëra shqiptarë. Kjo ceremoni u organizua nga Ambasada Gjermane dhe ajo Franceze në Prishtinë, kurse i pranishëm ishte Sveçla.

Related Articles