Drejtori i CIA-s takon homologun rus, e paralajmëron mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

Drejtori i CIA-s takon homologun rus, e paralajmëron mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, është takuar sot në Ankara, me homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin.

Temë diskutimi ishte përpjekjeja e vazhdueshme e SHBA-së për të “komunikuar me Rusinë mbi menaxhimin e rrezikut” dhe për të diskutuar rastet e “qytetarëve amerikanë të arrestuar padrejtësisht”, shkruan CNN.

“Ne kemi qenë shumë të hapur për faktin se kemi kanale për të komunikuar me Rusinë për menaxhimin e rrezikut, veçanërisht të rrezikut bërthamor dhe rreziqeve për stabilitetin strategjik”, tha  Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit

Zëdhënësi theksoi se Burns “nuk po zhvillon negociata të asnjë lloji”.

”Ai nuk po diskuton zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Ai po përcjell një mesazh për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia dhe rreziqet e përshkallëzimit të stabilitetit strategjik. Ai gjithashtu do të ngrejë çështjet e shtetasve amerikanë të arrestuar padrejtësisht”.

Ai shtoi se SHBA e informoi Ukrainën për takimin përpara udhëtimit të Burns.

”Ne i përmbahemi fort parimit tonë themelor: asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”.

Administrata Biden e ka dërguar Burns disa herë gjatë vitit të kaluar për bisedime me rusët, duke përdorur diplomatin veteran dhe ish-ambasadorin amerikan në Rusi si një ndërmjetës kyç, pasi marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë vazhduar të bien.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij rus Sergei Shoigu gjithashtu folën me telefon në fund të muajit të kaluar për herë të parë që nga maji, pasi u zbulua se zyrtarët ushtarakë rusë kishin diskutuar se si dhe në cilat kushte Rusia do të përdorte një armë taktike bërthamore në fushën e betejës në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë parë ndonjë shenjë se Putini ka vendosur të ndërmarrë hapin drastik të përdorimit të një arme bërthamore, thanë zyrtarët.

Related Articles