Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, ka kritikuar politikat e jashtme që është duke i bërë presidenti amerikan Joe Biden.
Ai ka theksuar se nuk është e tepër për të thënë që administrata e Biden me demokratët në Senat ndihmuan në shkaktimin e luftës në Ukrainë.
“Po shikojmë këtë luftë kaotike në Ukrainë që po destabilizon Evropën Lindore, po përpiqet të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor. Le të jemi shumë të qartë, administrata Biden, me demokratët në Senat, bashkë me qeverinë e kancelares Merkel, i hoqën sanksionet në gazsjellës dhe i dhanë dritën jeshile. Tani ajo që shikojmë është një politikë e dobët në lidhje me Kinën nga Amerika”,ka thënë Grennell në televizionin Syri.