Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se më 21 nëntor kur vjen edhe koha për shqiptimin e gjobave nga Policia e Kosovës ndaj serbëve që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato legale, do të digjen institucionet e Kosovës në veri.
Sipas tij, kjo do të jetë një lloj kundërpërgjigje nga serbët kundër Qeverisë së Kosovës.
“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.
“Beteja e Serbisë është me Bashkimin Evropian me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”.