Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nderimi i ushtarëve serbë nga garda e FSK-së nuk është bërë vetëm në kohën e Qeverisjes Kurti.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi të nderimit që garda e FSK-së e ka bërë edhe me 2018-ën.
Në fotografi shihet edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kur kjo ngjarje nuk bëhej lajm, sepse nuk ishte VV-ja në Qeveri. I njëjti organizim, e njëjta gardë”, shkruan ai.