Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur që të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-shtator.
Kështu thotë raporti i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Sipas BQK-së për nëntë muaj nga kreditë bankat kanë fituar plot 107.7 milionë euro.
Në raportohet vërehet se ka pasur rritje të normës së interesit.
Norma ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka shkuar në 6.3.
Kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5 për qind.
Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9 për qind, apo me një dallim prej 4.4 për qind në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi.