Policia e Kosovës ka sektuestruar 2.2 tonë kokainë.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet e Top Chanel dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.
Sipas burimeve kamioni me tabela 01 263 OD është aset i kompanisë “MC Foods” nga Lipjani.
Pronari i saj, sipas të dhënave të ARBK-së, është Izet Sheqiri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili.
Kujtojmë se operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.