FC Drita ka bërë një hap të rëndësishem për të siguruar një vend në Evropë, teksa në “Bajram Aliu” e ka mposhtur Drenicën me rezultat bindës 0:3.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ka folur gjërë e gjatë, duke uruar Prishtinën për titull, dhe ka treguar edhe për të ardhmen e tij.
“Jam krenar me atë çfarë kanë bërë futbollistët gjatë gjithë vitit, shumë sakrificë. Nuk disktuohet se kemi pasur shumë vështirësi dhe duhet të urojmë Prishtinën për titull, por siç e thash, jam krenar me futbollistët për gjithë sakrificën, duke luftuar për të mbrojtur titullin, për fatkeqësisht nuk e arritëm. Kemi edhe një ndeshje deri në fund dhe pastaj do të ulemi e të bëjmë një rezyme të gjithë kampionatit”.
“Edhe mungesat kanë pjesën e saj, sepse periudhën më të rëndësishme të kampionatit, pasi kemi pasur katër mungesa. Gjatë fillimit të kampionatit ata kanë qenë lojtarë startues, por siç e thashë, do të ulemi dhe do t’ia bëjmë një ryzime githë rrjedhës së kampionatit.”
Drita ndodhet në vendin e dytë me 73 pikë, dhe në javën e fundit e pret në Gjilan Arbërinë e cila është duke luftuar për mbijetesë, ndërsa ekipi gjilanas do ta kërkoj fitoren për të siguruar një vend në Evropë, shkruan, GazetaSheshi.