Refuzoi të largohej nga shtëpia, jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit

Refuzoi të largohej nga shtëpia, jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit

Një familje nga Uellsi jeton prej 40 vitesh në mes të një rrethrrotullimi.

Clwyd Howatson, 64 vjeç dhe gruaja e tij Anwen, 60 vjeç, jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në mes të një rrethrrotullimi në bypass-in Denbigh A525 në Denbighshire.

Rrethrrotullimi u ndërtua rreth shtëpisë në vitin 1980.

Ata thonë se vendodhja e pazakontë nuk i shqetëson por janë të lodhur nga përpjekjet e vazhdueshme për t’ju shpjeguar shoferëve të dërgesave se ku ndodhet saktësisht shtëpia.

Shtëpia e tyre ka qenë e rrethuar nga pesë kryqëzime që kur u ndërtua bypass-i në zonën piktoreske të Clwyd në Uells.

Related Articles