Arifi publikon numrin e shqiptarëve që janë regjistruar në Luginë të Preshevës

Arifi publikon numrin e shqiptarëve që janë regjistruar në Luginë të Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka thënë se ka përfunduar Censusi në Serbi.

Sipas Arifit, rezultatet thonë se në Luginë të Preshevës janë regjistruar 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë.

“Në një mënyre masive, si kurrë më parë, shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Censusit”, ka shkruar Arifi.

Ai ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë.

Arifi ka thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë.

Related Articles