Politikani serb, Nenat Çanaku ka deklaruar se Albin Kurti u rekrutua nga Shesheli, e për këtë s’ka dyshim.
Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se kush është Albin Kurti, derisa i ka kërkuar atij që të deklarohet lidhur me këtë.
Postimi i tij i plotë:
Kush je ti Albin Kurti? Prej mbrojtjes së minoriteteve me organizatën KAN e deri te “bashkimi kombëtar” me partinë e cila nuk është as 1% në “idealet fillestare” që paskan qenë fallce.
Del e deklarohu se çka është puna jote. Sa ma shumë vanohesh, pyetjet veq po të shtohen.
A është e vërtetë që je trajnuar dhe rekrutuar nga Shesheli për agjent serb? A je edhe sot agjent serb?
Del o njeri, trego???!