Abdullahu: Krasniqi po vazhdon takimet në Uashington, disave të Qeverisë s’iu lejua të shkojnë

Abdullahu: Krasniqi po vazhdon takimet në Uashington, disave të Qeverisë s’iu lejua të shkojnë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me personalitete të ndryshëm.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu.

Abdullahu në postimin e tij në Facebook, ka thënë se, Krasniqi po vazhdon takimet e tij në Uashington, ndërsa zyrtarëve të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, nuk iu janë lejuar vizitat.

“Veç thash tua kujtoj se Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vazhdon takimet e tij në Uashington. Do do të Qeverisë Kurti  s’kanë mujt me shku atje, në të vërtetë nuk u është leju të shkojnë”, ka thënë Abdullahu.

Kujtojmë se javë më parë, Ministres së Drejtësis, Albulena Haxhiut, i është shtyrë vizita e saj e planifikuar për në SHBA për një datë tjetër.

Përveç Haxhiut, edhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është shtyrë vizita për në SHBA.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili kishte thënë se Kosova është në krizë dhe se, nuk është koha e duhur të realizohen vizita jashtë vendit.

Related Articles