Një shpërthim gazi në një ndërtesë në Lindjen e Largët të Rusisë vrau të paktën nëntë persona të shtunën, duke përfshirë katër fëmijë, sipas autoriteteve lokale.
Një pjesë e ndërtesës pesëkatëshe në qytetin Tymovskoye në ishullin Sakhalin u shemb pasi një bombol gazi shpërtheu në një nga apartamentet rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën e Moskës.
Sakhalin ndodhet në Oqeanin Paqësor, në veri të Japonisë.
Sipas Limarenko, banorëve të prekur nga shpërthimi iu ofrua strehim i përkohshëm dhe familjeve që humbën shtëpitë e tyre do të paguhen 7,800 euro./Euronews/