Kupa e Botës në Katar nuk është hapur ende zyrtarisht dhe tashmë ka ankesa të shumta nga tifozët.
Akomodimi, ushqimi dhe pijet janë shumë të këqija sipas tyre, duke u shprehur të zhgënjyer deri në atë masë sa po thonë se janë mashtruar.
Vetëm një ditë ka mbetur deri në ceremoninë e hapjes dhe ndeshjes mes nikoqirëve Katar dhe Ekuador dhe zonat e hoteleve ngjajnë ende me kantiere, ndërsa tifozët janë të mbushur me kritika.
Rrjetet sociale u vërshuan me “stuhi” komentesh lidhur me kushtet që mbizotërojnë në lagjet e tifozëve.
– “Duket si një kamp karantine! Njerëzit paguanin para për të shkuar në – karantinë…Ky më duket si një burg suedez! Kam punuar në vende në mes të askundit me kushte më të mira, por ata më paguanin” – janë disa nga komentet.
Qatar hotels for the World Cup looking fyre!!! pic.twitter.com/FKVBwVbYSr— Barstool Sports (@barstoolsports) November 15, 2022