Në komunën e Drenasit, të shtunën, u zhvillua një ushtrim simulativ për reagim emergjent në rast tërmeti.
Kjo u bë me iniciativë të shoqatës së ngjitjes “Ketra”, e mbështetur nga komuna e Drenasit e shoqata për Kërkim Shpëtim e Kosovës.
Në të përveç anëtarëve të shoqatës, morën pjesë edhe zyrtarët policor, zjarrfikësit e ekipet mjekësore.
Këta të fundit deklaruan se ushtrimi iu ndihmoi në një përvojë se si në të ardhmen mund të reagojnë në një situatë të tillë.
Derisa, nga komuna e Drenasit të cilët mbështetë aktivitetin premtuan se kështu do të veprojnë edhe në raste të tjera pasi organizime të tilla janë të domosdoshme për gjitha institucionet.
Pak nga larg ngjarjen e panë edhe karabinerët italian, të cilët u bënë kuriozë të dinë se çka po zhvillohej n Drenas, për çka u informuan nga zyrtarët policor.