Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:00 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti që bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Ahmeti ka treguar se të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.

Related Articles