Banorët e fshatit Vranoc i Vogël i komunës së Deçanit, janë përballur me reshje të dendura shiu, të cilat kanë dëmtuar urën e këtij fshati.
Në lidhje me këtë urë ka folur edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili ritheksoi se ura është e pakalueshme.
“Ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha”, është shprehur ai.
Tutje, ai bëri të ditur se vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të shiut ka edhe në fshatin Baballoq.
“Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq”, u shpreh tutje ai.