Asnjë kombëtare nuk do të mbajë në krah shiritat e kapitenëve me ngjyrat e LGBT pas një kërcënimi nga FIFA se kapitenët mund të përballen me një karton të verdhë të menjëhershëm.
“FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë mbajnë shiritat në fushë, u kërkoi kapitenëve të mos përpiqeshin të mbanin shiritat në ndeshjet e Kupës së Botës FIFA”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Shoqatat e Futbollit të Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës dhe Zvicrës.
Ekipet thanë se ishin të përgatitur të “paguanin gjoba që normalisht do të zbatoheshin për shkeljet e rregulloreve të fanellave”, por “nuk mund t’i vendosin lojtarët tanë në situatën ku ata mund të ndëshkohen ose madje të detyrohen të largohen nga fusha e lojës”.
“Ne jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-s, i cili besojmë se është i paprecedentë – ne i shkruam FIFA-s në shtator duke i informuar ata për dëshirën tonë për të mbajtur shiritin One Love për të mbështetur në mënyrë aktive përfshirjen në futboll dhe nuk patëm asnjë përgjigje”, shtohet në deklaratë.