Pas periudhës 14 mujore të ballafaqimit me COVID-19, në Gjilan asnjë pacient nuk është i shtrirë në mjekim intensiv, në Spitalin e Përgjithshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në mjekim intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.
Ai ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”.