Dhjetë shpërthime të mbytura tronditën sot gjithë Beogradin e Ri.
Gazetat serbe, raportojnë se nuk dihet nga erdhën këto shpërthime.
Nuk dihet nëse ky tingull i fortë, shurdhues është rezultat i një shpërthimi të kontrolluar apo të pakontrolluar, apo është diçka tjetër.
Ushtria serbe nuk ka pasur ndonjë stërvitje të organizuar në qytet që do të mund t’a prodhonte një zë të tillë, raporton Telegrafi serb, raporton Nova.