Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.