Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë ndërlidhje rajonale në fushën e transportit dhe energjisë, duke ngritur edhe çështjen e bllokimit të interkoneksionit elektrik Kosovë–Serbi.

Duke folur në Samitin e Liderëve, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, Kurti tha se rajoni ka nevojë për investime dhe integrim më të thellë në infrastrukturën e transportit dhe energjisë.

“Mbi të gjitha, rajoni ynë ka nevojë për më shumë lidhshmëri dhe ndërlidhje më të thellë, në transport dhe në energji. Hekurudha është jetike për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë, dhe, siç e ka treguar Ukraina, është mjeti më rezistent i transportit, madje edhe në luftë. Hekurudhat tona të planifikuara, mes tyre Prishtinë–Durrës, duhet të integrohen plotësisht në Rrjetin Trans-Evropian të Transportit. Siguria energjetike është njëkohësisht siguri ekonomike dhe siguri kombëtare. Tregu ynë i energjisë elektrike tashmë është i integruar me Shqipërinë. Serbia, megjithatë, vazhdon ta bllokojë interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, në kundërshtim me detyrimet e saj sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe duke sfiduar hapur afatin e 1 korrikut të këtij viti, të vendosur nga Këshilli Ministror. Kjo e dëmton integrimin e tregut për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Rregullat që vlejnë për ne duhet të vlejnë për të gjithë, dhe i bëj thirrje Komisionit të kujdeset për këtë” – ka thënë Kurti, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.

Related Articles